Basketboll

Pesëshja e javës dhe MVP nga xhiro 25 në Superligën e Kosovës

PESËSHJA E JAVËS (XHIRO 25) 1. THOMAS (PEJ), 2. KRYEZIU (RAH), 3. JOSEPH (PEJ), 4. G.MORINA (GEY), 5. HARRIS (GEY).

1. Plejmejkeri i javës 25, shpallet Larry Thomas i Pejës që shkëlqeu ndaj Vëllaznimit me 21 pikë, prej tyre hiq më pak se 6 treshe dhe atë nga vetëm 8 tentime me një efikasitet fantastik prej 75%, ndërsa shtoi edhe 7 asistime, 4 kërcime dhe vodhi 2 topa për indeksin fenomenal, prej prej +29 me çka e meriton epitetin e organizuesit më të mirë të kësaj jave.

2. Fundori më i mirë, këtë xhiro është Edmond Kryeziu i Rahovecit që ishte lojtari më efikas në fitore ndaj Bashkimit me 24 pikë, prej tyre 4 treshe, ndërsa shtoi edhe 4 kërcime e 4 asistime dhe për këtë performancë u vlerësua me indeksin +22 si fundori më i mirë i javës.

3. Alo-fundori më i mirë i xhiros 24 pa asnjë dyshim ishte David Joseph fantastik i Pejës i cili aktualisht është snajperisti më i mirë i Superligës. Joseph pati edhe një natë bombarduese duke qëlluar 7 treshe në një ndeshje. Joseph përsëri të gjitha 21 pikët i shënoi nga trepikëshat dhe njëherësh shtoi edhe 6 asistime e 2 topa të vjedhur për indeksin +26, më të lartin në pozitën e alos kte xhiro.

4. Në pozitën e alo qendrës këtë javë, kthehet kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina i cili shkëlqeu me double double prej 15 pikëve e 12 kërcimeve, duke qëlluar tre treshe madje edhe duke asistuar 4 asistime dhe për këtë u notua me indeksin prej +23.

5. Dhe në pozitën e qendrës, këtë javë pas një kohe të gjatë u kthye gjiganti i kampionëve aktual, Chris Harris i cili shpërtheu ndaj Ponte Prizrenit me double double monstruoz prej 21 pikëve e 18 kërcimeve, kurse në mbrojtje ishte mur i pakalueshëm duke shpërndarë hiq më pak se 6 bllokada. Për këtë super-performancë të tij, qendra e Yllit u notua me indeksin astronomik prej +39, si qendra më e mirë kte javë.

MVP I XHIROS 25 CHRIS HARRIS (GOLDEN EAGLE YLLI)

Dilema se kush ishte lojtari më i mirë i xhiros 25, nuk pati fare sepse gjiganti i Yllit, Chris Harris me indeksin astronomik, prej plus 39 i la të gjithë larg pas vetes. Harris ishte fuqia më dominuese me double double fantastike prej 21 pikëve e 18 kërcimeve, kurse në mbrojte, shpërndau edhe 6 bllokada dhe kështu me plotë meritë e fiton epitetin e MVP-së së javës në ASIST.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.