Basketboll

Finale shqiptare në Ligën Unike të Femrave, Partizani fiton me sirenë ndaj Bashkimit

Partizani është skuadra e dytë finaliste në Ligën Unike të femrave. Skuadra tiranase mundi Bashkimin 60:62 (18:16, 13:18, 16:19, 13:9), ku nesër do të përballet me Flamurtarin nga ora 19:00, kurse për vendin e tretë do të garojnë Prishtina me Bashkimin.

Periudha e parë dhe e dytë e ndeshjes ishte e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej dhe përfundon 31:34, ndërsa tiranaset vazhduan me lojë të mirë, duke qenë më të mira se prizrenaset, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 47:53. Kjo bëri që në çerekun e fundit të zhvillohej lojë interesante, ku vashat prizrenase ishin duke fituar 60:57, por një seri në fund e Partizanit ishte vendimtar dhe triumfoi 60:62.

Më e mira te Bashkimi ishte Aulona Muhadri me 17 pikë e 15 kërcime, kurse te Partizani më e dalluara ishte Lasanja Edwards me 24 pikë e 15 kërcime.

Komentet janë të mbyllura.