Basketboll

Shatri: Nuk mund të fitohet ndeshja me 7 lojtarë në parket

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndihmës-trajneri i KBF Prishtinës, Fidan Shatri është shprehur tejet i zhgënjyer pas humbjes në gjysmëfinale nga skuadra e Flamurtarit të Vlorës.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Shatri ka thënë se ishte e pamundur fitimi i ndeshjes, pasi ekipi vendas luajti me 7 lojtarë, duke aluduar tek referët.

Nuk mund të fitohet ndeshja me 7 lojtarë në fushë, kjo është turp. Luan lojtarja me 5 faulla në fushë, vjedhje e orkestruar dhe skandal i paparë në sy të kamerave“, nuk kam më shumë koment.

Flamurtari fitoi ndaj Prishtinës me rezultat zyrtar 83-74 dhe u kualifikua në finalen e Ligës Unike.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.