Basketboll

Fitore bindëse e Istogut në gjysmëfinalen e parë ndaj New Basketit

Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu ka arritur fitore të thellë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së parë ndaj New Basketit.

Skuadra istogase triumfoi në shtëpi ndaj ekipit nga Prizreni me shifrat e thella 116-72.

Ekipi i New Basketit e kishte mbyllur pjesën e parë të kësaj ndeshje me avantazh minimal (45-46), por në pjesën e dytë skuadra e Istogut shpërtheu duke fituar me plotë 44 pikë dallim.

Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Istogu sonte, Mirlind Zekaj (22), Arian Azemi (21), Nderim Januzaj (18), Diamant Shabani (16) dhe Labinot Kelmendi (15).

Te New Basketi, Visar Ejupi kishte 22 pikë e Hajriz Hazeri shtoi 20 sosh.

Në finale do të kualifikohen skuadrat që arrijnë dy fitore. Finalja po ashtu zhvillohet me dy ndeshje të fituara, ku fituesi inkuadrohet në Superligë, kurse finalisti do të garojë në “Play-out” me skuadrën e shtatë të Superligës për një vend në garat e elitës për edicionin e ardhshëm.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.