Basketboll

Vushtrria e fiton gjysmëfinalen e parë të ”play off”-it ndaj Borës

Prishtinë(AsistiOnline) – Vushtrria e ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të Ligës së parë te meshkujt.

Ekipi i drejtuar nga Gazmend Asllani e mposhti ekipin e Borës me shifrat 86-78, në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët vendas.

Dy periodat e ndeshjes u luajtën baraz (21-21, 22-22) dhe ekipet shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë 43-43.

Në pjesën e dytë, ekipi vushtrrias e nisi shumë mirë çerekun e tretë dhe krijoi diferencë pikësh (24-17), derisa perioda e fundit u luajt ngushtë me ekipin e Vushtrrisë që e fitoi minimalisht (19-18), duke e konfirmuar fitoren.

Pesë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Vushtrria sonte, Albion Imeri (16), Besnik Azemi (14), Ramadan Zekiqi (12) e Erhan Sholla (12) dhe Paraart Zeqiri (10).

Te Bora s’mjaftuan për fitore, Leonard Mekaj e Dion Haxhosaj me nga 21 pikë.

Në finale do të kualifikohen skuadrat që arrijnë dy fitore. Finalja po ashtu zhvillohet me dy ndeshje të fituara, ku fituesi inkuadrohet në Superligë, kurse finalisti do të garojë në “Play-out” me skuadrën e shtatë të Superligës për një vend në garat e elitës për edicionin e ardhshëm.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.