Basketboll

ASISTI sjell nesër intervistën ekskluzive me ish-lojtarin e shumë skuadrave nga NBA, Gordan Giriçek

Prishtinë(AsistiOnline) – Episodi i nesërm 527 në ASIST, do të jetë shumë i pasur.

Autori i emisionit, Agon Fehmiu është përkujdes që të realizojë intervistë me të vërtetë shumë speciale, pasi bëhet fjalë për një ish-lojtar të shumë skuadrave nga NBA.

ish-ylli i NBA dhe rookie i vitit për edicionin 2002-23, në kohën kur luante për Memphis Grizzlies dhe Orlando Magic së bashku me legjendarin Tracy McGrady, GORDAN GIRIÇEK, do të jetë mysafir në ASIST-in 527.

Me Giriçekun bisedohet për shumë tematika rreth basketbollit.

Një gjë interesante që vlen të ceket, është ish-ylli kroat i NBA-së, Giriçek ritakohet me Agonin pas 20 viteve dhe atë, hiç më pak se në studion e ASIST-it, emisionit më të dashur për publikun kosovar të basketbollit.

Giriçek dhe Agoni, ishin takuar në Zagreb në 10-vjetorin e vdekjes së Drazen Petrovic, kur brezi i Kombëtares Kroate që po përgatitej për Eurobasket 2003 në Suedi, kishte luajtur kundër ekipit të ëndrrave kroate që fitoi medaljen e argjendtë olimpike në Barcelonë ’92 kundër ekipit origjinal të ëndrrave amerikane të udhëhequr nga Michael Jordan.

Nga ky takim para 20 viteve, ASISTI ka rikthyer kohën dhe ka publikuar edhe disa pamje me të cilat e befasoi edhe Giriçekun në studio, andaj këto pamje dhe pyetjet pikante të Agonit me përgjigjjet e Giriçekut do të mund ti shihni në ASIST, nesër nga ora 21:00.

Vlen të ceket se me Giriçek, gjithashtu në studio do të jetë edhe menaxheri i Operacioneve të NBA, Erik Brucker. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.