Basketboll

Peja triumfon në ”Minatori”, vazhdon ndjekjen e kreut të tabelës

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros 26 në elitën e basketbollit kosovar i ka takuar Pejës që e ka mposhtur Trepçën.

Pejanët sonte triumfuan si mysafirë në Mitrovicë me shifrat e ngushta 70-73, në një super atmosferë të krijuar nga publiku vendas.

Trepça e nisi më mirë duke e fituar çerekun e parë 23-18, por kundërpërgjigjja e vendasve erdhi shpejtë që fituan të dytin 13-20 dhe shkuan në pushim me avantazh 2 pikësh 36-38.

Në pjesën e dytë, çereku i tretë solli dallimin kryesor me mysafirët që fituan atë (16-25), Trepça e tentoi rikthimin duke e fituar periodën e fundit (18-10), por që s’mjaftoi sa duhet dhe kështu pejanët arritën fitore meritore.

Arti Hajdari ishte lojtari më në formë te Peja sonte me 17 pikë, prej tyre 4 treshe nga 5 tentime, gjersa ndihmë mori edhe nga Jalen Tate me 12 pikë, Brad Waldow me 11 e Larry Thomas e Devoe Joseph me nga 10 sosh.

Te Trepça s’mjaftuan për fitore, Jamel Artis me 19 e Will Daniels me 17 sosh.

Peja tash ka 19 fitore e 7 humbje dhe përkohësisht gjendet e para në tabelë, derisa Trepça pozicionohet e 4-ta me 5 fitore e 11 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Golden Eagle Yllit e Peja e pret Bashkimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.