Kelmendi vendimtar me dy treshe, Istogu arrin finalen e Ligës së parë
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Istogut është finalisti i parë i ”play off”-it në Ligën e parë të meshkujve në basketbollin kosovar.
Skuadra istogase triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale ndaj Istogut me shifrat 97-102, për ta vulosur kalimin në finale.
Kapiteni, Labinot Kelmendi ishte vendimtar sonte në këtë fitore të Istogut me dy treshe dhe një gjuajtje të lirë në sekondat e fundit, derisa në total kishte 24 pikë, prej tyre 5 treshe nga 10 tentime.
Te Istogu sonte në fitore u dalluan edhe Mirlind Zekaj me 30 pikë, Arian Azemi me 16 e Orges Shatri me 14 të tjera.
Në anën tjetër, te New Basketi ishte i pamjaftueshëm Visar Ejupi me plotë 39 pikë.
Istogu kalon në finale të Ligës së parë me seri të përgjithshme 2-0 ndaj New Basketit.
Në finale, istogasit e presin fituesin e ndeshjes, Vushtrria – Bora.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.