Basketboll

Bashkimi – Prishtina, finalja e madhe e Superligës te femrat

Bashkimi dhe Prishtina, janë dy skuadrat finaliste të Superligës së femrave.

Prishtina ka arritur ta mposhtë edhe një herë Penzën, kësaj radhe me rezultat 82:91 (26:22, 17:24, 13:23, 26:22). Vashat nga Peja e nisën mirë këtë ballafaqim, duke mbyllur dhjetë minutat e parë me katër pikë diferencë në të mirë të tyre. Prishtinaset kthehen në lojë shumë shpejt, duke shkuar në pushim me tri pikë epërsi 43:46.

Prishtina e fillon furishëm çerekun e tretë, ku në fund të 10-të minutave të fundit krijon epërsi +13 pikë, me rezultat të përgjithshëm 56:69. Çereku i fundit i takoi Penzës që tentoi të barazoi rezultatin, por nuk ia arriti qëllimit dhe ndeshja përfundoi në të mirë të Prishtinës me rezultat 82:91.

Më të mirat te Prishtina ishin Adrienne Godbold me 33 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime, si dhe Kaela Hilaire me 10 pikë, tetë kërcime dhe 19 asistime.

Edhe Bashkimi ka arritur fitore ndaj Trepçës me rezultat 82:60 (13:19, 15:23, 18:18, 14:22). Vajzat e Bashkimit treguan karakter lideri gjatë tërë ndeshjes, vetëm çereku i tret ishte i barabartë 18:18, kurse në pjesët e tjera ishte ekipi i Bashkimit i cili udhëheqi i ndeshjen.

Më të dalluarat te Bashkimi ishin Aulona Muhadri, e cila shënoi 25 pikë, 16 kërcime dhe tre asistime, ku kapitenia u ndihmua edhe nga Dasia Evans e cila kontribuoi me 21 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime.

Pas dy fitore të Bashkimit ndaj Trepçës dhe Prishtinës ndaj Penzës, finalja e Play Off-it takon mes veti Bashkimin dhe Prishtinën.

Komentet janë të mbyllura.