Ky vikend sjell xhiron e radhës së Superligës, vëmendja e sotme në Gjakovë
Xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës në Basketboll do të sjellë super ndeshje në elitë.
Ndeshje shumë interesante sonte pritet të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe 18 humbje, duke grumbulluar nga 34 pikë dhe mund të jetë vendimtare, pasi deri në fund të garave të rregullta do të zhvillohet edhe një xhiro.
Skuadrat renditen në pozitën 6, përkatësisht 7 dhe duan të jenë pjesë e “Play-off”-it, kurse skuadra që përfundon në vendin e shtatë do të luajë me finalistin e Ligës së Parë në “Play-out” për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.
Të shtunën ndeshja e dytë është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadrave bardhekaltër. Prishtinasit numërojnë 19 fitore e gjashtë humbje, kurse Vreshtarët kanë katër fitore e 22 humbje.
Përballje shumë interesante do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepcës. Therandasit kanë 19 fitore e shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 15 fitore e 11 humbje. Kjo është edhe një sfidë ndërmjet kampionit dhe nënkampionit aktualë të Kosovës.
Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet dy skuadrave me traditë, Pejës dhe Bashkimit. Pejanët kanë 19 fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 14 humbje.
Prince Caffe Superliga – Java 27
E shtunë
17:00 Vëllaznimi – Ponte Prizreni
20:00 Sigal Prishtina – Rahoveci
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Trepça
20:00 Peja – Bashkimi
Komentet janë të mbyllura.