ASISTI 529: Katër kapitenët e çerekfinaleve parashikojnë fillimin e “play off”-it
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) e Atik Koshi (Vëllaznimi) dheValdrin Haxhiu (Trepça) eDaniel Lekndreaj(Bashkimi)sonte në ASIST,analizojnë formën e sivjetme tëskuadrave të tyre dhe parashikojnë çerekfinalet që startojnë këtë mesjavë
ASISTI 529 sonteanalizonxhiron e fundit të fundit të pjesës së rregullt tëPrince Caffe Superligës dhepërgatitjet e katër skuadrave për çerekfinaletePlay Off-it.
Sigal Prishtina sikampione e pjesës së rregulltdhe Peja si e dytaukualifikuan direkt në gjysmëfinale kurse katër skuadrat tjera do të kërkojnëvizën gjysmëfinalepërmes përballjeve çerekfinaleku kampionia e dyfishtë aktuale,Golden Eagle Ylli si etretandeshet meVëllaznimin e gjashtë ndërsa, Trepça e katërtdo të përballet me Bashkimin i cili e mbylli kampionatine rregulltnë pozitënpesë.


–Si e vlerëson kapiteni i TrepçësValdrin Haxhiu edicionin e sivjetmë të mitrovicasve?

Kush kë e ngacmoj dhe pse? – Gjitha këto sonte në Asistin 529 njëbisedë shumë simpatike, erelaksuar dhe përplot me të qeshura tëçerekfinalistëve të sivjetmë të Play Offit.
Superliga e Kosovës në Basketbollipër Femra tashmë ka hyrënë fazën finale të betejës për titullin e kampioneve. Bashkimi dhe Prishtina zhvilluan dy ndeshjet e para dhe ASISTI 529 sonte sjell analizën dhe gjithë atë që ndodhi në dy finalet e para.
Kur jemi te kampionët,në Ligën e Parëkjo dilemë tashmëështëqartësuar dhe KB Istogu e ka ngritur trofeun e fituesit dukearrit sukses historik dheinkuadruar në elitën e basketbollitkosovarpër herë të parë në histori.
Analizën e këtij suksesi të istogasve dhe porosinë e ASISTIT përqytetin dhe skuadrën simpatike të Istogutmund ta shikoni sonte në ASISTIN 529.
Blloku më i dashurdhe mëunik në mediet tona Shqiptarët në Botë, sonte sjell lajme fantastike mbi sukseset e Kenan Spahiut dhe Edon Maxhunit, kurseNBAnë ASIST sjell analizën e betejave dramatike për Play Off-in e sivjetmë.
Krejt në fund,sipas zakonit vjen ajka dhe top-10 aksionet fantastike tëxhiros 28 dhe të fundit të pjesës së rregullttë PrinceCaffe Superligës
Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe30 minutapas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 529 me bisedënshumëspeciale dhe simpatike nën-udhëheqjene Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës.
Komentet janë të mbyllura.