Mbyllet stinori i rregullt në Superligën e Kosovës, definohet renditja tabelare (Detajet)
Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur stinori i rregullt i garave 2022/23 në Superligën e Kosovës për meshkujt.
Në xhiron e fundit është definuar krejtësisht edhe renditja tabelare me Sigal Prishtinën që është shpallur kampione e stinorit të rregullt me bilancin më të mirë në ligë.
Në pozitën e dytë renditet Peja, që së bashku me Prishtinën do ti nisin garat nga gjysmëfinalet dhe deri aty do të pushojnë.
Kampioni në fuqi, Ylli stinorin e sivjetm e ka përfunduar në pozitën e tretë dhe do të ketë përparësinë e terenit vendas (për fazën çerekfinale).
Nën-kampionia aktuale e Kosovës, Trepça ka përfunduar si e katërta dhe poashtu do ta ketë përparësinë e terenit vendas (për fazën çerekfinale).
Pozita e pestë, sivjet i takon Bashkimit që zuri një vend në ”play off”, pasuar nga Vëllaznimi që poashtu do të luajë në play off, pas një kohe të gjatë.
Ponte Prizreni që renditet në pozitën e shtatë, do të luajë në play out, për të kërkuar mbetjen në Superligë.
Ndërsa, Rahoveci që mbeti si i fundit në tabelë, largohet nga elita e basketbollit kosovar për të bërë gara në stinorin e ardhshëm të Ligës së Parë.
Ndeshjet e ardhshme të ”play off”-it pritet të nisin nga mesi i kësaj jave, së bashku me ndeshjen e ”play out”-it.
Play Out:
Ndeshja e parë me 5 prill: Bora – Ponte Prizreni, ora 20:30.
Ndeshja e dytë me 8 prill: Ponte Prizreni – Bora, ora 20:30.
Anëtari që mbetet ose inkuadrohet në Superligë, vendoset ai që ka koshdallimin më të mirë nga të dyja ndeshjet.
Play Off – Superliga:
Çerekfinalja e parë: Ylli – Vëllaznimi (Gjysmëfinalisti përcaktohet me dy fitore).
Çerekfinalja e dytë: Trepça – Bashkimi (Gjysmëfinalisti përcaktohet me dy fitore).
Prishtina luan në gjysmëfinale me fituesin e serisë, Trepça – Bashkimi.
Peja luan në gjysmëfinale me fituesin e serisë, Ylli – Vëllaznimi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.