Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka fituar përballjen e tretë dhe shumë dramatike të serisë finale ndaj Prishtinës.
Ekipi prizrenas triumfoi me vetëm një pikë dallim ndaj vashave prishtinase 70-69.
Që në start ndeshja ishte tejet interesante me Bashkimin që fitoi ngushtë çerekun e parë 22-18 e i dyti i takoi ngushtë Prishtinës 15-18 me ekipen që shkuan në pushim me vetëm 1 pikë dallim 37-36.
Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë me mysafiret që fituan periodën e tretë 16-21, derisa çereku i fundit dhe vendimtar i takoi Bashkimit 17-12, mjaftueshëm sa për të arritur fitoren e madhe.
20 sekondat e fundit të ndeshjes i takuan ekipit prishtinas që dështoi të shënojë nëpërmjet Zërina Shatrit dhe dyshja e Aulona Muhadrit 2 minuta e 36 sekonda para fundit, ishte vendimtare për fatin e ndeshjes.
Khadija Brown Haywood ishte lojtarja që shënoi më së shumti pikë te Bashkimi sonte, gjithsejt 19 sosh, derisa u ndihmua edhe nga Aulona Muhadri, Arbnore Përçuku & Dasia Evans, secila me nga 16 sosh.
Te Prishtina ishin të pamjaftueshme për fitore, Sarah Mgbeike me 15 pikë, si dhe Elektra Zykaj, Adrienne Godbold, Hilaire Kaela e Besjana Martinaj me nga 11 pikë.
Me këtë fitore, Bashkimi merr avantazhin e serisë finale në 2-1 dhe ndeshja e radhës e që mund ta përcaktojë fituesin e titullit kampion, zhvillohet të premtën në Prishtinë.
/AsistiOnline.com/


