Ponte Prizreni arrin fitore të thellë ndaj Borës në sfidën e parë të ”play out”-it
Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka fituar duelin e parë të ”play out”-it ndaj Borës.
Skuadra prizrenase e mposht atë prishtinase me diferencë të thellë 86-123 dhe kështu i afrohet qëndrimit në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte pak më e ngushtë (54-60), derisa në të dytën mysafirët e dominuan krejtësisht lojën për të arritur fitore të merituar.
Komplet pesëshja e parë e Ponte Prizrenit sonte realizoi pikë dyshifrore, Adam Grant (32), Muhamedali Janjeva (29), Wayne Arnold (22), Urim Zenelaj (21), Meriton Ismaili (19).
Te Bora, Olsi Kurtaj kishte 20 pikë e Leonard Mekaj shtoi 17 sosh.
Ndeshja e dytë zhvillohet në Prizren dhe ekipi që arrin koshaverazh më të mirë nga të dyja takimet, vazhdon qëndrimin/inkuadrohet në Superligë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.