Basketboll

Gençoglu vazhdon me deklarata pompoze: Ta mposhtni Real Madridin, ju duhet të luani si Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri i Trepçës, Engin Gençoglu ka vazhduar me deklarime pomopoze sa i përket klubit të tij.

Trajneri turk e ka përmendur edhe njëherë Real Madridin, duke aluduar se nëse dëshironi ta mposhtni ekipin mbretëror spanjoll, duhet të luani si Trepça.

”Fillimisht dua të kërkojë falje për ndeshjen e parë çerekfinale, pasi që nuk kemi luajtur si dimë ne. Nëse dëshironi të fitoni kampionatin, ta mposhtni Real Madridin, duhet të luani siç po luan Trepça. Nëse jemi të fokusuar dhe nëse jemi me energji të plotë, dëshirojmë të bëhemi kampion, tash fillon beteja e vërtetë,”, theksoi trajneri i lindur në Izmir.

Të kujtojmë se Trepça dje e eliminoi Bashkimin e Prizrenit në çerekfinale të play off-it të Superligës me seri 2-0, derisa në gjysmëfinale takohet me Sigal Prishtinën.

Ndeshje e parë e serisë zhvillohet të enjtën nga ora 20:30 dhe përparësinë e terenit vendas e ka Prishtina, pasi e mbylli stinorin e rregullt si lidere.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.