Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 531:  KUPAT TE VENDI KUPAVE – TRIPLETA HISTORIKE DHE SERIA FANTASTIKE GJYSMËFINALE

Mysafiret speciale Arbnore Përçuku dhe kapitenia Aulona Muhadri sjellin “Kupat te Vendi i Kupave” dhe rrëfejnë tregimin mbi suksesin historikë që asnjë skuadër e qytetit të Prizrenit nuk e ka arrit duke fituar tre trofe në një edicion

ASISTI 531 sjell serinë fantastike finale të Superligës së Femrave mes Bashkimit dhe Prishtinës që shkoi në pesë ndeshje dhe pas plot pesë viteve prizrenaset kthyen titullin në qytetin buzë Lumbardhit.

Është ky titulli i shtatë i kampioneve në histori të basketbollit femëror të pasluftës nga edicioni 1999/2000 dhe pikërisht në edicionin 2017/18 vashat e Bashkimit në finale u ndeshën me rivalet prishtinase. Në vazhdim përmbledhja e finales së petsë, me intervistat dhe ceremoninë festive në ASISTIN 531

 

“KUPAT TE VENDI I KUPAVE” PJESA QENDRORE E ASISTIT 531 ME MYSAFIRE SPECIALE

Ashtu si e do rendi, ASISTI sonte priti në konak heroinat e këtij suksesi, Arbnore Përçukun dhe kapitenen Aulona Muhadrin të cilat sollën Kupat te vendi i Kupave.

Biseda e sinqertë me shumë emocione dhe detaje interesante nga ky edicion i jashtëzakonshëm i vashave të Bashkimit

  • A është kjo tripleta e parë në karrierën 22 vjeçare të Arbnores?
  • Si e krahason kohën e punës me trajnerin kroat Zheljko Ciglar kur si 15 vjeçe debutoi me universitaret në Trocal Welcome Women League kur në edicionin 2003/04 u kualifikua në Final Four dhe tash kur 20 vjet më vonë përsëri me një trajner kroat Viktor Kovaçin fitoi tre trofe në një edicion
  • A e ka pritur Aulona këtë sukses në debutimin e saj si kapitene?
  • Çka ndodhi në serinë finale dhe sidomos në ndeshjen e tretë dhe të katërt?
  • Pse Bashkimi që dominoi duke e mbyll pjesën e rregullt të kampionatit me 20 fitore pa humbje në finale kundër prishtinaseve u mundua aq shumë?
  • A do të mbeten Arbnorja dhe trajneri Kovaç në Prizren?
  • A do të garoj edicionin e ardhshëm KBF Bashki në FIBA Europe Cup për Femra?

Krejt në fund Arbnorja dhe Aulona analizojnë seritë fenomenale gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës , përballjet mes Pejës e Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës e Trepçës.

  • Cilat skuadra i shohin në finale dhe kë e favorizojnë për kampion?
  • Cilët trajner po iu lënë përshtypje?
  • Kush e ka mbrojtjen më të mirë?
  • Kush e ka sulmin më të mirë?
  • Cili basketbollist do ta bëjë dallimin?

Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 531 shpalosin heroinat e suksesit të basketbollit femëror prizrenas dhe kosovar, Arbnore Përçuku dhe kapitenia e Bashkimit, Aulona Muhadri.

 

ANALIZA E SERISË FENOMENALE GJYSËMFINALE E PRINCE CAFFE SUPERLIGËS

ANALIZA SPECIALE e serive fantastike gjysmëfinale të Play Offit të Prince Caffe Superligës ku po ndeshen Peja me Golden Eagle Yllin dhe Sigal Prishtina me Trepçën sjell momentet më i interesante dhe deklaratat e akterëve pas ndeshjeve.

Përderisa Peja ka kaluar në epërsi prej 2:0 në seri nga ana tjetër Prishtina dhe Trepça kanë fituar secila para publikut të vet dhe kanë barazuar në start (1:1). Dy ndeshje me dy fytyra të ndryshme të dyja skuadrave. Përderisa prishtinasit dominuan absolutisht në ndeshjen e parë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke krijuar avantazh fillestar, të dielën në Minatori në një ambient të zjarrt dhe palestrën e stërmbushur, Trepça shfaqi njërën prej ndeshjeve më të bukura sivjet.

Krejt në fund të analizës dhe përmbledhjes së dy ndeshjeve të para të serisë gjysmëfinale të Play Offit vijnë edhe blloqet speciale: Pesëshja dhe MVP i javës. Cilët ishin ata, do ta shohim në vazhdim

 

SHQIPTARËT NË BOTË: KËTË JAVË I VETMI QË FITOI ERGJAN OSMANI ME DARUSHAFAKËN

Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona, sjell përmbledhjen e shfaqjeve të lojtarëve tanë në arenën ndërkombëtare. Edhe sonte blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona, Shqiptarët në Botë në ASIST sjell lajme mbi paraqitjet e basketbollistëve tanë në arenën ndërkombëtare.

Si kaluan Kenani, Edoni e Ergjani këtë javë? Këto dhe shumë lajme tjera në vazhdim në kuadër të bllokut shumë unik dhe të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë

 

NBA NË ASIST: PLAY IN PËRFUNDOI DHE PLAY OFFI FILLOI

Në kuadër të NBA në ASIST, fluturojmë përtej Oqeanit Atlantik ku të shtunën përfundoj faza e fundit kualifikuese e Play Init dhe njëkohësisht startoi Play Offi.

Si shkoi komplet Play Ini? Si startoi Play Off-i dhe a pati befasi në start?

Këto dhe shumë lajme tjera të cilat veçuan javën e kaluar do t’i shohim sonte në një përmbledhje speciale në kuadër të bllokut NBA në ASIST

 

AJKA NË FUND: TOP 10 AKSIONET FENOMENALE – GJYSMËFINALE NË ASIST

Në përmbyllje, ASISTI ju sjell TOP 10 aksionet e javës gjysmëfinale të Play Offit të Prince Cafe Superligës si dhe programin e transmetimeve të basketbollit në Artmotion dhe Klan Kosova.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.