Basketboll

Steph shkëlqen për fitoren e parë të serisë nga Warriors

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors e ka arritur fitoren e parë në Konferencën e Perëndimit në fazën e parë të play off-it.

Të dirigjuar nga super-shuteri Stephen Curry, Warrios ngushtuan serinë e fitoreve ndaj Sacramento Kings në 1-2, duke i mposhtur ata me rezultat 114-97.

Ishte pikërisht, Curry ai që shkëlqeu te Warriors me plotë 36 pikë, por edhe 6 kërcime e 3 asiste, gjersa u ndihmua edhe nga Andrew Wiggins me 20 pikë e Jordan Poole me 16 sosh.

Te Kings u dalluan, De’Aron Fox me 26 pikë e Harrison Barnes me 17 sosh.

Pas 3 ndeshjeve, Kings kanë epërsinë e fitoreve në 2-1, gjersa ekipi që arrin 4 fitore, kalon në çerekfinale të Konferencë.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=r-IYSCuf89Q

Komentet janë të mbyllura.