Basketboll

ASISTI 532: Çka ndodhi në seritë gjysmëfinale Prishtina – Trepça dhe Peja – Ylli

Analiza, përmbledhja dhe gjitha çastet më të rëndësishme të serive fenonmeale gjysmëfinale të Play Offit të Prince Caffe Superligës 

ASISTI 532 – sonte sjell përmbledhjen komplete të serive fantastike të gjysmëfinaleve të Prince Caffe Superligës së Kosovës në Basketboll: Sigal Prishtina – Trepça dhe Peja – Golden Eagle Ylli. 

Analiza speciale me momentet më i interesante dhe deklaratat e zjarrta kësaj here bëhen me komentuesit e dueleve: Lirim Pecin dhe Ulpiana Emrën. Krejt në fund të këtij blloku, ASISTI sjell blloqet speciale, Pesëshen dhe MVP-në e javës së dytë gjysmëfinale.

Blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona, Shqiptarët në Botë në ASIST sjell lajme mbi përballjen direkte midis Keanit dhe Ergjanit që luajnë në elitën e basketbollit turk si dhe përmbledhjen mbi shfaqjen fenomenale të Edon Maxhunit.

Në kuadër të NBA në ASIST, fluturojmë përtej Oqeanit Atlantik ku seria çerekfinale e Play Offit në të dyja konkurrencat ka marr hov. Madje, disa edhe kanë përfunduar.

Kush janë gjysmëfinalistët e parë?

Kush ka befasuar dhe kush ka zhgënjyer?

Këto dhe shumë lajme tjera të cilat veçuan javën e kaluar do t’i shohim sonte në një përmbledhje speciale në kuadër të bllokut NBA në ASIST. 

Krejt në fund, vjen ajka dhe Top 10 aksionet fenomenle gjysmëfinale të Play Offit të Prince Caffe Superligës.

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 532 me bisedën shumë speciale dhe simpatike nën udhëheqjen e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës. 

Komentet janë të mbyllura.