Basketboll

Kosova mëson kundërshtarët e parakualifikimeve për Eurobasket 2025

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurencën e meshkujve, para pak çastesh ka mësuar kundërshtarët e saj në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Kosova gjendet në grupin H dhe do të luftojë nga raundi i tretë parakualifikues.

Kundërshtarët e Kosovës:

Zvicra dhe Danimarka.

Dy ndeshje do të zhvillohen si vendas dhe dy si mysafirë.

Fituesi i secilit grup (katër grupe gjithsej) do të kualifikohet në Rrethin e Dytë Parakualifikues 2025, ndërsa datat e ndeshjeve shumë shpejt do të bëhen të ditura.

Kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët jemi përballur së fundi, ku Dardanët kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71.

Një short ky, jo fortë i vështirë në letër e në parket mbetet të shihet.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.