Basketboll

Partizani e mposht Real Madridin në ndeshjen e parë të serisë çerekfinale në Euroligë

Prishtinë(AsistiOnline) – Partizani i Beogradit e ka nisur play off-in e Euroligës me fitore të madhe në udhëtim te Real Madridi.

Skuadra serbe triumfoi në ndeshjen e parë të serisë ndaj madrilenëve dhe atë si mysafire me rezultat tepër të ngushtë 87-89, duke marrë avantazhin.

Kevin Punter shkëlqeu te Reali sonte me 26 pikë, derisa ndihmë të madhe mori edhe nga Zach Leday me 13 pikë e Dante Exum me 11 sosh.

Te Reali s’mjaftuan për fitore, Gabriel Deck me 24 pikë e Gerschon Yabusele me 14 sosh.

Edhe ndeshja e dytë zhvillohet në Spanjë, derisa skuadra që arrin tri fitore, kualifikohet në ”Final Four” të Euroligës.

Në duelin tjetër gjysmëfinal, Maccabi Tel Avivi realizoi poashtu fitore ndaj Monacos në udhëtim 67-79, për të marrë avantazhin e serisë çerekfinale.

Ndeshjet e dyta zhvillohen pas dy ditëve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.