Basketboll

Nuggets dhe Suns përmbyllin seritë çerekfinale, përcaktohet gjysmëfinalja e parë e Perëndimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Është përcaktuar gjysmëfinalja e parë e Konferencës Perëndimore në NBA.

Pas fitoreve të Denver Nuggets dhe Phoenix Suns në seritë çerekfinale gjatë kësaj mesnate, këto dy ekipe do të ndeshen në gjysmëfinalen e madhe të perëndimit.

Denver Nuggets e mposhtën në ndeshjen e pestë Minnesota Timberwolves me rezultatin 112-109, për të fituar serinë me 4 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Me seri të njejtë prej 4 fitoreve dhe 1 humbje, triumfoi edhe Phoenix Suns ndaj LA Clippersit që në ndeshjen e pestë fitoi me rezultat 136-130, për të konfirmuar hapin e madh.

Seria gjysmëfinale mes Nuggets dhe Suns nis me 27 prill në duelin e parë që fillon nga ora 22:00 me kohën tonë.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.