Basketboll

SHTBK dhe FBK organizojnë klinikë falas për trajnerë me amerikanin që ka përvojë në NBA

Të shtunën dhe të dielën (më 29 dhe 30 prill) në Prishtinë do të mbahet Klinika e Basketbollit me trajnerin amerikan Nick Berlage.

Berlage është trajner individual në NBA me përvojë 10 vjeçare. Ka punuar me 12 lojtarë të NBA-s dhe 39 lojtarë të NCAA divizioni 1 në përmirësimin e teknikës së gjuajtjes.

Klinika organizohet nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Komunën e Prishtinës.

Klinika do të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 13:00 në Sallën e Sportit “ISP MARIGONA”.

Kjo Klinikë është vazhdimësi e SHTBK-së dhe FBK-së në edukimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës.

Pjesëmarrja në këtë klinikë është e obligueshme për të gjithë trajnerët dhe trajneret.

Po ashtu përcjellja e klinikës është falas.

Programi i Klinikës

E shtunë

10:00-13:00 Përmirësimi i gjuajtjes (shutit) në mënyrë algoritmike

E diel

10:00-13:00 Ushtrime për përmirësimin e gjuajtjes te lojtarët e rinj dhe atyre më të avancuar

Komentet janë të mbyllura.