Basketboll

Pensionohet ish-basketbollisti i dashur për tifozët e Pejës, Jan Mocnik

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i KB Pejës, Jan Mocnik sot ka deklaruar pensionimin nga basketbollit aktiv.

Mocnik është pensionuar pas një karriere tejet të pasur në shumë klube, kryesisht nga Sllovenia por edhe jashtë saj.

Mocnik ishte paraqitur te Peja gjatë stinorit 2014/15, derisa bëri për vete zemra e publikut pejan me paraqitjet e tij tejet të mira, duke bërë që të mos harrohet as me rastin e pensionimit.

Njoftimi i tij për pensionim nga basketbolli aktiv:

I dhashë gjithçka basketbollit, basketbolli më dha/më dha shumë më tepër
Një histori për të cilën mund të përmblidhet në një fjali të vetme ose të shkruhet një libër për të. Çdo klub ku mbijetova ka titullin e tij, çdo ndeshje kapitullin e tij dhe çdo stërvitje seksionin e vet. Por të gjitha së bashku mund t’i kombinojmë në një fjalë, DEDIKIM!
Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në rrugëtimin tim në basketboll dhe përjetuan disfata (zhgënjime) dhe fitore (lumturi) me mua. Duhet të ketë një fund kudo. Por dua të falënderoj më së shumti familjen time, të cilët më kanë qëndruar pranë që nga lindja dhe kanë mbështetur të gjitha vendimet e mia.
Jeta më ka dhënë tre dhurata tani për tani: basketbollin, Tisën dhe atë që do të doja të tregoja, bashkëshorten time Nina. Ajo është arsyeja pse unë jam ky që jam. “Nuk ka asgjë për të bërë” ishte një pyetje e shpeshtë në menunë time. “Shiko Jan, le ta tundim këtë, bëj gati çantën, do të organizoj një fluturim”. Faleminderit per gjithcka”, është shprehur Mocnik në postimin e tij për pensionim nga basketbolli aktiv.
__________________
Lidhur me pensionimin e Mocnikut, ka reaguar nëpërmjet një postimi edhe skuadra kosovare e Pejës, duke e falenderuar atë për momentet e mira te Peja dhe duke i uruar suksese dhe shëndet kudo që të jetë.
Dashamirë të basketbollit, Jan Mocnik ka deklaruar sot në profilin e tij se është penzionuar nga karriera si basketbollist profesional.Klubi jonë shfrytëzon rastin që nëpërmjet këtij postimi ta falemnderojë Jan-in për kontributin e tij në KB Peja dhe i urojmë çdo të mirë në të ardhmen. Forever Thankful. Thank you Jan”, shkruan postimi i verdhezinjëve.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.