Basketboll

Plasin grushtet në play off-in e Euroligës, ndërpritet ndeshja mes Real Madridit dhe Partizanit (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Dueli i dytë i serisë çerekfinale në play off-in e Euroligës në mes të Real Madridit dhe Partizanit, ka sjellur një incident të madh në basket.

Lojtarët e të dyja ekipeve janë përplasur fizikisht me grushte dhe shqelma, pak minuta para fundit dhe kësisoj gjyqtarët kanë vendosur për ndërprerjen e saj, shkruan AsistiOnline.com

Gjithçka nisi, kur Sergio Lull i Realit e fauloi Kevin Punterin dhe ky i fundit reagoi në mënyrë josportive, duke ju afruar tek fytyra e më pas, krisën grushtet sidomos nga Gerschon Yabusele i Real Madridit i cili e nokautoi Dante Exumin e Partizanit.

Pas rishikimit të këtyre situatave, gjyqtarët vendosën që ta ndërpresin ndeshjen dhe sigurisht që dënimet nga drejtuesit e Euroligës do të jenë të ashpëra për këtë incident i cili jo shpesh herë ndodh në këtë garë që është më prestigjiozja e basketbollit në kontinentin e vjetër.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.