Basketboll

Euroliga merr vendimin, Yabusele e pëson më rëndë

Prishtinë(AsistiOnline) – Euroliga ka publikuar dënimet e para, pas incidentit të rëndë që ndodhi mes lojtarëve të Real Madridit dhe Partizanit, dje në çerekfinalen e dytë.

Guerschon Yabusele mori dënimin më të ashpër nga të gjitha palët, derisa u pezulluan edhe Mathias Lessort, Kevin Punter dhe Gabriel Deck.

Gjyqtari i Pavarur Disiplinor i Euroligës, pasi ka shqyrtuar incidentet nga ndeshja e dytë e serisë së play-off-it ndërmjet ekipeve spanjolle dhe serbe.

Real Madridi dhe Partizani kanë marrë nga një gjobë prej 50,000 mijë euro për sjelljen josportive nga lojtarët e të dyja skuadrave që penguan përfundimin normal të ndeshjes në përputhje me nenin 29.1.a) të Kodit Disiplinor të Euroligës.

Guerschon Yabusele është sanksionuar me një pezullim prej 5 ndeshjesh në përputhje me nenin 27.1.a) të Kodit Disiplinor të Euroligës.

Kevin Punter është sanksionuar me 2 ndeshje pezullim në përputhje me nenin 27.1.a) të Kodit Disiplinor të Euroligës.

Gabriel Deck është sanksionuar me 1 ndeshje pezullim në përputhje me nenin 27.1.a) të Kodit Disiplinor të Euroligës.

Mathias Lessort është sanksionuar me 1 ndeshje pezullim në përputhje me nenin 27.1.a) të Kodit Disiplinor të Euroligës.

Vendimet e mësipërme nuk do të jenë të mundura që të ankimohen, për shkak të natyrës së procedimit të jashtëzakonshëm për zhvillimin e një ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.