Basketboll
epaselect epa10595430 Partizan's Kevin Punter (L) confronts with Real Madrid's Sergio Llull (C) during the Euroleague basketball match between Real Madrid and Partizan Belgrade at Wizink Center in Madrid, Spain, 27 April 2023. EPA/Juan Carlos Hidalgo

Kevin Punter reagon pas kërkim faljes së Llullit

Prishtinë(AsistiOnline) – Ylli i Partizanit, Kevin Punter ka komentuar kërkim faljen e Sergio Llull në rrjetet sociale për incidentet e ndodhura mes lojtarëve të Partizanit dhe Real Madridit.

Mbrëmjen e djeshme, lojtarët e Real Madrid dhe Partizanit, janë përfshirë në një sherr fizik që nuk kishte lidhje me basketbollin.

Përleshja në fushë dërgoi në pezullimin e ndeshjes, me Partizanin që tani kryeson serinë çerekfinale ndaj Realit në 2-0 dhe me një fitore eventuale në Beograd, ekipi i Obradoviq kalon në Final Four.

Sergio Llull pranoi se ishte ai që nxiti incidentin duke bërë një faul të dhunshëm ndaj Kevin Punter, i cili reagoi, duke shtrënguar grushtin dhe duke e kërcënuar Llullin se do ta godiste me grusht.

Ajo që ndodhi mbrëmë nuk duhet të ndodhë kurrë në një fushë basketbolli. Unë marr përgjegjësinë për atë faull të ashpër që shkaktoi katastrofën e mëvonshme. Kërkoj ndjesë për të gjithë tifozët e basketbollit“, tha Llull për incidentin.

E disa orë më vonë, Kevin Punter reagoi ndaj postimit të Llull, duke komentuar në Twitter:

Emocionet janë të larta, gjë që e kuptoj plotësisht. Por, le të vazhdojmë ta mbajmë atë nivel të basketbollit, siç kemi bërë edhe në herat tjera kur kemi luajtur me njëri-tjetrin”, u shpreh Punter.

Zyrtarët e Euroligës kanë paralajmëruar se sot do të ndërmarrin sanksione të rënda për të gjitha palët e përfshira në rast.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.