Basketboll

Lakersi i Jamesit arrin gjysmëfinalen e Perëndimit

Prishtinë(AsistiOnline) – LeBron James me shokë e kanë arritur gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore në play off të NBA-së.

Skuadra e LA Lakers triumfoi ndaj Memphis Grizzlies në ndeshjen e gjashtë dhe me rezultat shumë të thellë 125-85.

D’Angelo Russell ishte pikëshënuesi më i mirë te Lakers në këtë ndeshje me 31 pikë, gjersa James shtoi 22 dhe AD kishte 16 sosh.

Te Grizzlies, Santi Aldama kishte 16 pikë e Desmond Bane 15 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 4-2, Lakers kaluan në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit në NBA, aty ku ndeshen me fituesin e duelit, Golden State Warriors – Sacramento Kings, aty ku seria momentale është 3-3 dhe vendos ndeshja e shtatë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.