Basketboll

Seria arrin kulminacionin, Sacramento barazon gjithçka ndaj Warriors

Prishtinë(AsistiOnline) – Sacramento Kings po tregohet ekip fantastik në serinë çerekfinale të Perëndimit, ndaj kampionit aktual të NBA-së.

Kings kanë arritur që serinë me Golden State Warriors ta dërgojnë në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare, pasi kanë fituar 99-118 në duelin e gjashtë.

Dyshja, Malik Monk me 28 pikë e De’Aron Fox me 26 sosh, ishin më të dalluarit në këtë fitore tepër të vlefshme të Kings, gjatë mesnatës.

Në anën tjetër te Warriors, Stephen Curry kishte 29 pikë e Klay Thompson 22 sosh.

Seria mes Kings dhe Warriors barazohet në 3-3 dhe ekipi që i bashkohet LA Lakersit në gjysmëfinalen e Perëndimit, vendoset në ndeshjen e shtatë që zhvillohet nesër nga ora 21:30 me kohën tonë lokale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.