Basketboll

Peja mposhtet në finale të Ligës Ballkanike, pas një lufte të madhe

Peja ka luftuar, por nuk arriti që të shpallet kampione e Ligës Ballkanike.

Pejanët pësuan nga Hapoel Beer Sheva me rezultat 99:95 (31:20, 28:33, 16:25, 24:17).

Izraelitët e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 31:20, por kundërpërgjigja e verdhezinjëve nuk vonoi shumë, ku shkuan në pushim me rezultat 59:53. Skuadra kosovare vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, ku bënë përmbysjen, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 75:78. Dy minuta nga fundi rezultati ishte 91:91, por më pas Hapeol ishte më i vëmendshëm në fund dhe fitoi 99:95.

Komentet janë të mbyllura.