Basketboll

Peja sot luan finalen e madhe, kërkon titullin e Ligës Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra jonë kosovare, Peja sot zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni.

Ekipi verdhezi luan në finale të Ligës Ballkanike, ku do të ndeshet me skuadrën izraelite, Hapoel Altshuler Shaham Beer Sheva/Dimona.

Peja dhe Beer Sheva, takohen në finalen e Ligës Ballkanike, në ”Final Four”-in që po mbahet në Stara Zagora të Bullgarisë.

Kjo ndeshje fillon nga ora 18:30 me kohën tonë lokale dhe transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës.

Në duelet e stinorit të rregullt, Beer Sheva e kishte mposhtur Pejën në të dyja përballjet edhe në Pejë 88-89 edhe në Izrael 88-81, por sonte kjo mund të ndryshojë dhe Peja mund të revanshohet.

Në rast e e fitojnë trofeun e BIBL-së, kjo do të ishte hera e parë për të dy ekipet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.