Basketboll

Golden State fiton ndaj Sacramentos me 50 pikët e Curry-t, gjysmëfinale e zjarrtë me Lakers

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors s’ka gabuar në ndeshjen vendimtare të Konferencës Perëndimore në NBA.

Warriors kanë triumfuar ndaj Sacramento Kings në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare me rezultat të thellë 100-120, për të kaluar në gjysmëfinale të Perëndimit.

Padyshim që super-ylli, Stephen Curry edhe në këtë duel ishte më i miri me plotë 50 pikë, por shtuar edhe 8 kërcime e 6 asiste, derisa nga Wiggins e Thompson shtuan nga 17 e 16 pikë.

Në anën tjetër te Kings që treguan ndeshje fantastike në këtë seri, s’mjaftuan për fitoren vendimtare: Domantas Sabonis me 22 pikë e De’Aron Fox me 16 sosh.

Në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit, Warriors takohen me LA Lakers.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.