Sot fillon seria e finales, Trepça pret Pejën në ”Minatori”
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte fillon të luhet seria e finales për titull kampioni mes Trepçës dhe Pejës.
Ndeshja e parë luhet në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë me Trepçën që e ka fituar të drejtën e përparësisë së terenit.
‘Xehetarët’ për të arritur në finale eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse Peja eliminoi Golden Eagle Yllin, kampionin e Kosovës.
Në pesë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, verdhezinjë prijnë 3:2 me fitore. Në garat e rregullta pejanët kishin përfunduar në vendin e dytë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa mitrovicasit në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje.
‘Xehetarët’ në këtë edicion ishin finalistë të Superkupës, kurse fituan trofeun e Kupës. Ndërkohë, skuadra verdhezi ishte në finale të Ligës Ballkanike, ku u mund nga Hapoel Beer Sheva.
Ndeshja e sontme fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.