Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 533:  EL CLASICO VENDIMTARE PRISHTINA – TREPÇA DHE FINALJA E PEJËS NË LIGËN BALKANIKE

Analiza, përmbledhja dhe gjitha çastet më interesante nga ndeshja vendimtare e serisë fenomenale gjysmëfinale Sigal Prishtina – Trepça dhe finalja historike e Pejës në Delasport Balkan League 

ASISTI 533 sjell analizën e detajuar dhe përmbledhjen e çasteve më interesante nga ndeshja e pestë dhe vendimtare e serisë gjysmëfinale midis Prishtinës dhe Trepçës e cila definitivisht e arsyetoi epitetin të cilin Agon Fehmiu ia ka vendos para 20 viteve si “El Clasico” i basketbollit kosovar.

 

SPEKTAKLI I EL CLASICOS PRISHTINA-TREPÇA : 4.000 SHIKUES NË PRISHTINË DHE PO AQ NË MINATORI PËRCOLLËN TRANSMETIMIN

Ambient fantastik dhe spektakël në palestrën e sporteve në Prishtinë çfarë moti nuk është parë por gjithashtu edhe  një gjë shumë e rrallë në Ballkan dhe Evropë dhe që shihet vetëm në NBA ku bëhen organizime të tilla: në palestrën Minatori mitrovicasit kishin organizuar përcjelljen e transmetimit dhe palestra ishte e mbushur plot sikurse në ndeshje. Me një fjalë, rreth 4000 shikues në Prishtinë dhe gati aq në Minatori, si dhe interesimi i jashtëzakonshëm për transmetimin e ndeshjeve në Kosovë dhe anembanë botës ku ka shqiptarë e dëshmon vetëm një gjë se, basketbolli kosovar definitivisht është sporti më i shikuar dhe me interesimin më të madh në vendin tonë dhe e gjithë kjo fal punës tashmë 5 vjeçare që është bërë në adresën ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë: Artmotion

 

ANALIZA E GJYSMËFINALES VENDIMTARE SIGAL PRISHTINA – TREPÇA ME KUSHTRIM RESHITAJNË

Analiza speciale me momentet më i interesante dhe parashikimi i serisë finale Peja – Trepça sonte me mysafirin special Kushtrim Reshitaj, redaktorin e lajmeve në Klan Kosova dhe Merakli i madh i Basketit

  • Si e komenton atmosferën në palestrën e sporteve në Prishtinë dhe atë në Minatori?
  • Cilën skuadër e ka konsideruar favorite në serinë gjysmëfinale Prihstina – Trepça?
  • Kujt i ka dhënë më shumë gjasa për fitore para ndeshjes së pestë vendimtare?
  • Çka vendosi në fitoren e Trepçës?

Në fillim të edicionit të sivjetmë Trepça dhe Peja pas përforcimeve të bëra gjatë verës 2022 u konsideruan super-favorite sidomos pas startit katastrofal të Yllit si kampion me 4 disfata dhe startit të ngadalshëm të prishtinasve mirëpo pas rekordit të zi sa i përket startit të një kampioni, Golden Eagle Ylli me 15 fitore rresht u ngrit në pozitën e parë sikurse edhe Prishtina e cila hyri në seri fantastike dhe e përfundoi pjesën e rregullt si lider dhe në Play Off filluan të shiheshin si favorit. Megjithatë me ardhjen e dy trajnerëve të ri te Trepça dhe Peja, gjërat ndryshuan plotësisht dhe këto dy skuadra u kthyen aty ku ishin në fillim të këtij stinori shumë interesant, të çuditshëm dhe dramatik, pejanët dhe mitrovicasit  janë në finale ku do të luftojnë për titull.

Finalja Peja – Trepça do të jetë vetëm e katërta që nga vitit 1991/92 kur u pavarësuar basketbolli ynë dhe vetëm hera e dytë pasluftës. Finalja e parë ishte ajo e vitit 1993 kur fitoi Trepça dhe një vit më vonë Peja u revanshua duke u shpall kampione.

Pas luftës, këto dy rivale u takuan vetëm një herë dhe atë në edicionin e parë të pasluftës 1999/2000 kur triumfoi Trepça.

Kështu pas pas plot 23 viteve Peja dhe Trepça ndeshen në betejë direkt për titull.

Kush do të triumfoi sipas Kushtrim Reshitajt, Peja për të barazuar rezultatin në 2:2 apo Trepça do ta shënoi het-trikun në përballje me Pejën dhe të stoliset me titullin e pestë në histori të basketbollit të pavarur kosovar?

 

PEJA PËR PAK NUK SHPALLET KAMPIONE NË FINALEN HISTORIKE TË LIGËS BALKANIKE

ASISTI 533 sonte sjell edhe përmbledhjen nga paraqitja fantastike e Pejës në Final Four të Ligës Ballkanike. Gjysmëfinalja ndaj Beroes dhe finalja kundëqr Hapoel Beer Shevas,  ish skuadrën e trajnerit aktual pejan Rami Haddarit, vijnë sonte në ASIST

 

NBA NË ASIST: FILLOJNË SERITË GJYSMËFINALE TË PLAY OFFIT

Në kuadër të NBA në ASIST, fluturojmë përtej Oqeanit Atlantik ku ka filluar seria gjysmëfinale e Play Offit në të dyja konkurrencat.

Kush janë gjysmëfinalistët?

Kush ka befasuar dhe kush ka zhgënjyer?

Këto dhe shumë lajme tjera të cilat veçuan javën e kaluar do t’i shohim sonte në një përmbledhje speciale në kuadër të bllokut NBA në ASIST.

 

AJKA NË FUND: TOP AKSIONET FENOMENALE NGA GJYSMËFINALJA VENDIMTARE NË ASIST

Në përmbyllje, ASISTI ju sjell TOP aksionet nga ndeshja fenomenale e gjysmëfinales vendimtare të Play Offit të Prince Cafe Superligës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.