Under Header

spot_img

Gençoglu beson që Trepça kësaj radhe do ta rikthejë titullin në Mitrovicë

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu ka folur pas fitores së skuadrës së tij në ndeshjen e parë të finales ndaj Pejës.

Gençoglu deklaroi se loja e fortë në pjesën e dytë, ashtu si luan Trepça zakonisht, ju solli fitoren, gjersa potencoi se pret ndeshje të fortë edhe në Pejë.

”Ishin dy pjesë të ndryshme. Në pjesën e parë nuk luajtëm si ne. Ata shutonin dhe jepnin treshe, në stilin e tyre që e dimë tanimë. Por në pjesë të dytë luajtëm si Trepça me mbrojte të fortë, i shfrytëzuam momentet e dobëta të Pejës dhe fituam. Shpresojmë që do të arrijmë që kësaj radhe ta kthejmë titullin në Mitrovicë. Në Pejë do të shkojmë të motivuar. Peja tregoi edhe këtu ndeshje të mirë, andaj do të jetë e vështirë”, u shpreh Gençoglu.

/AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds