Basketboll

Tavares ankth i Partizanit, Reali barazon serinë në Beograd dhe gjysmëfinalisti vendoset në Madrid

Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi e ka barazuar serinë çerekfinale të Euroligës ndaj Partizanit në 2-2.

Skuadra spanjolle triumfoi sonte në Beograd me shifrat 78-85, për të marrë një fitore tepër të rëndësishme nga ky duel.

Edhe sonte sikurse në ndeshjen e tretë, Walter Tavares ishte ankth i Partizanit me dominim të koshit ku realizoi 15 pikë e 7 kërcime, derisa Adam Hanga kishte 15 pikë dhe Gabriel Deck shtoi 14 sosh.

Me këtë fitore, Real Madridi e barazon serinë çerekfinale ndaj Partizanit në 2-2 dhe ndeshja vendimtare zhvillohet në Madrid, gjatë mesjavës së ardhshme.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.