Basketboll

FBK-ja publikon dënimet e finales së parë, pësojnë të dyja ekipet

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar dënimet nga finalja e parë e Superligës së Kosovës e luajtur të mërkurën.

Në njoftimin e FBK-së të lëshuar sot në formë elektronike, thuhet se në bazë të raporteve të vëzhguesve dhe video analizës nga ndeshjet e Prince Caffe Superliga plejofi – finalja e I, e zhvilluara me 03.05.2023, Komisioni i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes si në parket.

Derisa nga dënimet, kanë pësuar të dyja skuadrat në aspektin financiar por më rëndë ekipi vendas.

Vendimet e Komisionit të Garave të FBK-së:

Alban Veseli (KB Peja) dënohet me 200 Euro, konform nenit 50.1 të PG

Yoram Hadar (KB Peja) dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.5 të PG

Sipas po të njejtit njoftim, trajneri, lojtari dhe ekipi i Pejës, janë dënuar për shkak të sjelljeve josportive me gabime teknike.

KB Peja dënohet me 200 Euro, konform nenit 50.5 të PG

KB Trepca dënohet me 400 Euro, konform nenit 49.6 të PG

KB Trepca dënohet me 150 Euro, konform nenit 49.2 të PG

KB Trepca dënohet me 200 Euro, konform nenit 49.10 të PG

Ndërsa, Trepça është dënuar për shkak të hedhjes së gjësendeve te buta, ofendimeve në drejtim të skuadrës mysafire dhe ndezje te mjeteve piroteknike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.