Basketboll

Feneri me super-fitore në Stamboll, dërgon serinë në ndeshjen e pestë

Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe e ka fituar ndeshjen e katërt çerekfinale ndaj Olimpiakosit në Euroligë.

Skuadra nga Stambolli triumfoi sonte në Ulker Sports Arena ndaj grekëve 73-69.

Deshawn Pierre me 17 pikë, Tyler Dorsey me 16 dhe Nigel Hayes me 12 sosh, ishin treshja më e dalluar e Fenerit në këtë super-fitore me vlerë tepër të madhe.

Te Olimpiakosi s’mjaftuan assesi për fitore, Shaquielle Mckissic me 20 pikë e Isaiah Canaan me 12 sosh.

Me këtë fitore, seria mes Fenerit dhe Olimpiakosit barazohet në 1-1 dhe biletën e ekipit faltum për ”Final Four” do ta mësojmë në Pireaus të Greqisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.