Thompson e Curry në formë, Warriors barazon serinë me Lakers
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors e ka barazuar serinë gjysmëfinale të Perëndimit në NBA ndaj LA Lakers.
Skuadra e Steve Kerr triumfoi në shtëpi ndaj Lakersit me rezultat të thellë 127-100.
Kjo fitore erdhi falë dyshes në formë e njohur si ‘splash brothers’, ku Klay Thompson realizoi 30 pikë prej tyre 8 treshe nga 11 tentime, derisa Steph Curry realizoi 20 pikë.
Te Lakers, LeBron James kishte 23 pikë e Rui Hachimura shtoi 21 sosh.
Me këtë fitore të Warriors, seria gjysmëfinale e Konferencës Perëndimore barazohet në 1-1 dhe tash seria bartet për të luajtur dy ndeshjet e radhës në Los Angjelos.
Skuadra që arrin katër fitore, arrin finalen e kësaj Konference.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.