Basketboll

Booker e Durant të pandalshëm, Phoenix Suns ngushton serinë ndaj Denverit

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns e ka ngushtuar serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore në NBA.

Suns ka triumfuar në shtëpi 121-114 ndaj Denver Nuggets, pas një performance të shkëlqyer nga dyshja, Devin Booker e Kevin Durant.

Dy lojtarët në fjalë shkëlqyen, njëri me 47 pikë e tjetri me 39, njëherazit të vetmit me pikë dyshifrore te skuadra.

Te Nuggets nuk mjaftuan për fitore, Jamal Murray me 32 pikë e Nik Jokic me triple-double 30 pikë, 17 kërcime e 17 asiste.

Me këtë fitore të Suns, seria ngushtohet në 1-2, derisa edhe dueli i radhës zhvillohet në “Footprint Center”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.