Basketboll

Lakers fiton dhe rimerr avantazhin e serisë ndaj Warriors

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale të Perëndimit në NBA, i ka takuar Lakersit që ka triumfuar në shtëpi ndaj Warriors.

Skuadra ikonike e NBA-së, ka mposhtur Golden State Warriors me rezultat tejet të thellë 127-97.

Anthony Davis me double double (25pk, 13krc), ishte figura kryesore e Lakers në këtë triumf, derisa u ndihmua edhe nga LeBron James e D’Angelo Russell me nga 21 pikë.

Te Warriors, Steph Curry kishte 23 pikë e Andrew Wiggins 16 të tjera.

Me këtë fitore, Lakers merr avantazhin e gjysmëfinales së dytë të Perëndimit 2-1, derisa edhe dueli i katërt zhvillohet në Los Angjelos.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.