Basketboll

Hadar përgëzon kundërshtarin për fitore, thotë se do të vazhdojnë fuqishëm luftën për titull

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Pejës, Rami Hadar ka folur pas humbjes që skuadra e tij e pësoi në duelin e tretë të serisë finale me Trepçës.

Izraeliti ka përgëzuar vendasit për fitore, derisa ka paralajmëruar se Peja do të vazhdojë luftën e madhe për ta rikthyer titullin në qytetin e bukur kosovar.

”Mendoj se Trepça luajti një ndeshje të shkëlqyer. Dua ti përgëzoj për lojën e shfaqur, ne sonte stagnuam në momentet vendimtare. Duhet të rikthehemi, fundja kjo është vetëm një ndeshje dhe kemi rastin e radhës të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Duhet të luajmë mbrojtje të fortë dhe sulm të frytshëm”, potencoi Hadar pas ndeshjes.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.