Basketboll

Peja fiton ndaj Trepçës dhe seria finale arrin maksimumin

Është barazuar seria e ndeshjeve finale në mes të Pejës dhe Trepçës.

Tani dyja skuadrat kanë nga dy fitore.

Skuadra pejane fitoj sonte me rezultat 87:83, në palestrën “Karagaç”.

Skuadra mitrovicase me gjithë përpjekjen për ta arritur fitoren e tretë që do ta bënte kampion, nuk e arriti një gjë të tillë.

Tani mbetet të luhet edhe ndeshja e pestë mes këtyre dy ekipeve për t’u përcaktuar kampioni.

Komentet janë të mbyllura.