Basketboll

Si zakonisht në Mitrovicë, bllokohet biletorja për finalen vendimtare (FOTO)

Klubi i Trepçës sot ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen vendimtare të finales me KB Pejën.

E si zakonisht kur luan Trepça, numri i qytetarëve për të siguruar bileta për ta parë klubin e zemrës është tepër i madh dhe jo vetëm pse kjo është një finale.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me ç’rast do të përcaktohet edhe fituesi i titullit kampion të Kosovës.

Rezultati deri më tani është dy me dy dhe kampioni përcaktohet në përballjen e pestë.

Komentet janë të mbyllura.