Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina e uron Pejën për titullin e fituar: Urime titullin e fituar me meritë dhe nder!

Peja mbrëmë mposhti Trepçën në Mitrovicë në garën për titull në basketbollin e Kosovës.

Ndeshja ishte e zjarrtë, pasi herë njëra skuadër e herë tjera avanconte – por vazhdimisht me diferencë të vogël të pikëve.

Madje koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.

E pas vazhdimeve, me diferencë prej vetëm 2 pikësh, Peja arriti të shpallej fituese.

E për këtë fitore, Pejën e ka uruar KB Prishtina.

“KB Peja, pas një pritjeje të gjatë, urime titullin e fituar me meritë dhe nder! Sporti mbi të gjitha e basketbolli mbi të gjithë. Shihemi sezonin e ardhshëm”, shkroi KB Prishtina në Facebook.

Rivaliteti në basketbollin e Kosovës është i lartë, duke bërë që shpesh tifozëritë e skuadrave kundërshtare të ngatërrohen deri në dhunë të hatashme mes vete.

Edhe mbrëmë pati një incident pas përfundimit të ndeshjes, kur tifozët vendës të Mitrovicës nisën të hedhin gjësende në parket në drejtim të lojtarëve të Pejës.

Por, kjo “hasmëri” nuk e ka ndalur KB Prishtinën që t’i lë anash këto dhe ta urojë rivalin e saj për titullin.

Komentet janë të mbyllura.