Basketboll

Miami vendos njërën këmbë në finale? triumfon përsëri ndaj Bostonit

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat e ka shënuar edhe fitoren e dytë në finalen e Konferencës Lindore në NBA.

Heat kanë triumfuar ndaj Celtics në shtëpinë e këtyre të fundit 105-111.

Ndeshja ishte tejet e ngushtë me herë njërin e herë tjetrin ekip që fitonin rezultatin, ku në çerekun e parë minimalisht udhëheqi Bostoni 25-24, derisa Miami kontrolloi çerekun e dytë (25-30) dhe shkoi në pushim me epërsi 4 pikëshe.

Në pjesën e dytë, Bostoni riktheu avantazhin duke e fituar çerekun e tretë me diferencë të konsiderueshme (33-21), por Miami nuk u zmbraps, duke bërë kthesën e madhe në periodën e fundit dhe vendimtare të cilën e fitoi thellë (22-36) dhe vulosi fitoren e madhe.

Jimmy Butler me 27 pikë, Caleb Martin me 25 dhe Bam Adebayo me 22 sosh, ishin treshja më e dalluar e Miamit në këtë fitore.

Tek Bostoni, Jayson Tatum s’mjaftoi për fitore me plotë 34 pikë, 13 kërcime e 8 asiste.

Me këtë fitore, Miami thellon avantazhin në finale të Konferencës Lindore në 0-2 dhe i duhen edhe dy fitore tjera për të arritur finalen e madhe.

Tash seria bartet në Miami për dy ndeshjet e radhës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.