Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Rami Hadar prezantohet nga FBK-ja selektor i Kosovës A – AsistiOnline
Basketboll

Rami Hadar prezantohet nga FBK-ja selektor i Kosovës A

Rami Hadar është përzgjedhur edhe zyrtarisht selektori i ri i Përfaqësueses së Kosovës A në basketboll.

Izraeliti është prezantuar ditën e sotme në një konference për shtyp të organizuar nga FBK-ja.

Trajneri që njëherazit drejton edhe KB Pejën, ka firmosur kontratë deri në vitin 2026 me FBK-në.

Ai së fundmi ka fituar titullin e kampionit të Kosovës me ekipin verdhezi dhe sukseset synon ti vazhdojë edhe në aspektin kombëtar.

“Falënderoj Federatën për mundësinë e dhënë dhe këtë e shoh si sfidë në karrierën time që më është besuar kjo punë. Mund të them se gjatë tre muajve këtu, kam mësuar shumë për kulturën e juaj dhe kam takuar njerëz fantastik që më kanë pritur mirë, ndihem si pjesë e këtij vendi. Jam tepër krenar dhe do të jap më të mirën për këtë punë që të kemi rezultate të mira. Besoj në pasionin, ekipin dhe gjithë përkrahjen që do ta kem. Kështu që, falënderoj të gjithë Federatën që besoi në mua, për të ma dhënë ekipin. Jam i bindur se do të kem rezultate të mira”, ka deklaruar Hadar.

Ai shtoi se kur erdhi në Kosovë, e ndjeu se ishte vendi i duhur për të.

“Faktori tjetër është se besoj që mund ta bëjmë këtë së bashku. Objektivi i parë është të marrim rezultate të mira, sepse basketbolli është për rezultate. Objektivi tjetër është që të rrisim gjeneratën e re të Kosovës në ekipin A gjatë kohës time”, tha trajneri 56-vjeçar.

Komentet janë të mbyllura.