Basketboll

Bostoni mposht përsëri Miamin, ngushton edhe më shumë serinë

Prishtinë(AsistiOnline) – Seria finale e Konferencës Lindore në NBA, duket se tashmë është nxehur tejet shumë.

Boston Celtics e ka fituar edhe ndeshjen e dytë me radhë 110-97, për të ngushtuar seriozisht serinë.

Skuadra e drejtuar nga Joe Mazzulla, ka pasur epërsinë që nga fillimi e deri në fund në këtë ndeshje, duke i fituar tri periodat e para (35-20, 26-24, 29-28), derisa perioda e fundit i takoi Miamit (20-25), por që ishte e pamjaftueshme për fitore.

Derrick White ishte më i dalluari kësaj radhe te Bostoni me 24 pikë, i pasuar edhe nga Marcus Smart me 23 e Jaylen Brown me 21 pikë.

Te Miami s’mjaftuan për fitore, Duncan Robinson me 18 pikë e Bam Adebayo me 16 sosh.

Me këtë fitore të Bostonit, seria finale e Lindjes me Miamin ngushtohet në 3-2, derisa ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në finalen e madhe të NBA-së.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.