Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka konfirmuar transferin e ekipit, që e paralajmëroi ekskluzivisht AsistiOnline.com ditë më parë.
Bardhekaltërit e kanë prezantuar çaste më parë, transferin më të ri të huaj, Devoe Joseph.
Basketbollisti amerikan që luan në pozitat 2-3, sivjet u shpall kampion i Kosovës me ekipin e Pejës.
“Brendi më i madh sportiv shqiptar ju njofton se është finalizuar transferimi i shuterit kanadez, me përvojë të madhe në Evropë, e së fundmi edhe në Kosovë, Devoe JOSEPH. Joseph, 33 vjeçar ka luajtur në skuadra elitare të shteteve si Turqi, Poloni, Ukrainë, Spanjë, Francë, Mal i Zi, Greqi, Rumani dhe Finlandë. Ai poashtu ka luajtur në ABA Ligë dhe EuroCup me Buduçnostin”, shkruan njoftimi i klubit prishtinas.
Detaje për lojtarin dhe paralajmërimin e AsistiOnline.com:
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2023/06/04/super-ekskluzive-prishtina-i-hyn-fuqishem-merkatos-merret-vesh-me-devoe-josephin/?fbclid=IwAR3gC1fbCg8i26hjSMg4YzA5S_X5urGwwh7zxRvwF6e7woGPXUFQCN2OOwI&mibextid=Zxz2cZ



