Basketboll

Denver Nuggetsi kampion i NBA-së për këtë edicion

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggetsi është kampion i ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, për këtë edicion.

Skuadra amerikane ka triumfuar në ndeshjen e fundit të serisë finale ndaj Miami Heat’it me rezultat të përgjishëm 94-89.

Në këtë ndeshje përcaktuese për titull, Nikola Jokic me 28 pikë, 16 kërcime e 4 asiste, si dhe Michael Porter me 16 pikë e 13 kërcime, ishin dyshja më e dalluar.

Është ky titulli i parë i NBA-së i fituar në histori të klubit të Denverit dhe natyrisht që është i veçantë për ta.

Nikola Jokic u përzgjodh MVP i finales së këtij edicioni të NBA-së.

Trajneri i ekipit të Denverit, Michael Malone fitoi titullin e tij të parë në NBA si trajner.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.