Rivali i Prishtinës në ENBL, shpallet kampion i Polonisë
Prishtinë(AsistiOnline) – Wilki Morskie – Szczecin është kampioni më i ri i Polonisë.
Skuadra nga qyteti me po të njejtin emër, Szczecin sot e ka fituar titullin e parë të kampionit të Polonisë në histori të klubit, shkruan AsistiOnline.com
Në serinë finale, Szcezini triumfoi ndaj Slask Wroclawit me seri të fitoreve 4-2 e sonte fitoi me shifrat e thella 92-72.
Skuadra kosovare e Sigal Prishtinës sivjet u eliminua në çerekfinale të garës ndërkombëtare, ENBL League, pikërisht nga Szczecini i cili sivjet kurorëzon një sukses të madh një ligë të fortë si ajo polake.
Skuadra e Szcezinit është formuar në vitin 2004 dhe pas 19 viteve histori, fitoi trofeun e parë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.